Futboll Premier League Sport

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ “The Sun” zbulon se si mund të jetë infektuar Salah me COVID-19

Ditën e djeshme Federata Egjiptiane njoftoi se sulmuesi i të kuqve ka rezultuar pozitiv me CoVID-19.

Së fundmi ‘The Sun’ ka zbuluar se si ish lojtari i Romës mori pjesë në dasmën e vëllait të tij Nasr në Kajro të martën ( 10 nëntor).

Disa foto të Salah janë shfaqur në rrjete sociale ku futbollisti shihet duke kërcyer me maskë në mes të një turme të ftuarish.

Të mërkurën ai mori pjesë në një ceremoni çmimesh për nder të tij, por shoqata lokale e futbollit garantoi që janë respektuar të gjithë masat anti- covid.

Tashmë, Salah do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Ai do t’i mungojë Liverpool-it për ndeshjen ndaj Leicester dhe Brighton në Premier League si dhe ndaj Atalantës në Champions League.

Related posts

Publikohet lista prej 100 futbollistëve që do konkurrojnë për çmimin ‘Djali i Artë’

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Policia masa të rrepta në “Loro Boriçi” për ndeshjen, Shqipëri-Skoci

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Starton sfida

Delo.autor

Leave a Comment