Futboll Sport

BOTËRORI I AMERIKËS SË JUGUT/ Brazili vuan, por fiton me golin e sulmuesit Firmino

Brazili ka fituar ndeshjen e radhës për kualifikueset e botërorit. Ekipi 5 herë kampion i botës vuajti në ndeshjen kundër Venezuelës, por në fund fitoi me rezultatin 1-0.

Djemtë e Tites shënuan golin e fitores në minutën e 66′ me anë të Firminos. Sulmuesi i Liverpoolit nuk ka gjetur golin me “Redsat”, por me kombëtaren e tij është më afër portës dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Brazili mban vendin e parë në grupin e Amerikës së Jugut me 3 ndeshje dhe 3 fitore. Tite nuk e kishte ekipin të gjithin në dispozicion, pasi mungonin futbollistë si Neymar apo Casemiro që janë të dëmtuar.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Një shqiptar debuton me asist në elitën e futbollit skocez…

Isa.Autor

FRANCË-KROACI/ Historia e finaleve favorizon debutuesit

Isa.Autor

NUK NDALEN PROBLEMET PËR STRAKOSHËN/ Portieri i Lazios mund të mungojë për një kohë të gjatë, rrezikon të…

Delo.autor

Leave a Comment