Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Gjermania merr kreun e grupit me përmbysje. Spanja shmang humbjen pavarësisht Ramos

Gjermania ka marrë kreun e Grupit 4 të Ligës A të Nations League pasi ka mundur 3-1 në shtëpi Ukrainën.

Ndeshja ka nisur me një gol të miqve në minutën e 12-të, por ekipi i Low ka përmbysur me Sane dhe dy gola të Werner.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e luajtur në Bazel mes Zvicrës dhe Spanjës, është mbyllur në barazim 1-1.

Zviceranët kanë shënuar të parë me Freuler në minutën e 26-të, por janë befasuar nga një gol i Moreno-s në minutën e 89-të.

Në mes, dy penallti të humbura nga Sergio Ramos në minutën e 57-të dhe 80-të.

Related posts

INTER NË VËSHTIRËSI PËR TË NDËRHYRË NË MERKATO? Presidentiti i “Zikaltërve” dorëzon paketë aksionesh kompanisë së njohur

Delo.autor

“PEREZ NGA AI PRET SHUMË…”/ Varane do të përfundojë karrierën e tij vetëm me “Los Blancos”

Delo.autor

E BUJSHME/ Lazio dorëzohet për Strakoshën, për ta zëvendësuar kërkon portierin më të shtrenjtë në botë

Delo.autor

Leave a Comment