Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS LARGIMIT TË EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e “bardhebluve”

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo. Pas kësaj disfate, klubi i ka dhënë duart nigerianit, i cili nuk do të jetë më në krye të kampionëve.

“Panorama Sport” mëson se favoriti për të marrë drejtimin e kampionëve të Shqipërisë pas largimit të Emanuel Egbo, është ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. Trajneri i Kombëtares së 19-vjeçarëve është drejt stolit të Tiranës dhe në rast se kjo do të bëhej e mundur, atëherë ai do të largohej nga drejtimi i 19-vjeçarëve kuqezi.

Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet Nevil Dede. Kujtojmë se Dede ka qenë edhe më parë në drejtimin e Tiranës, teksa ka udhëhequr bardhblutë në sezonin 2010-2011, por edhe nga shkurti i vitit 2013 deri në tetor të po këtij viti.

Related posts

GODITJA HORROR/ RUDIGER shpjegon ndërhyrjen ndaj PAVARD: Ja pse e bëra… (VIDEO)

Isa.Autor

Ronaldo zhbllokohet pas 344 minutash, Juventus mund me vështirësi Sasuolon (VIDEO)

Isa.Autor

Monaco: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

Q.Autor

Leave a Comment