Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-trajneri i kombëtares argjentinase infektohet me koronavirus

Ish-trajneri i kombëtares argjentinase dhe i Seviljas, Horge Sampaoli është infektuar me koronavirus.

Trajneri 60-vjeçar argjentinas i Atletiko Mineiros në Serinë A braziliane, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ku së bashku me të janë infektuar dhe asistentët e tij, trajneri i portierëve, dhe zëdhënësi për shtyp i klubit nga Belo Horizonte.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Atletiko Mineiro ku ka deklaruar se personat e rezultuar pozitiv janë asimptomatik dhe disa janë me shenja të lehta të SARS-COV2.

Skuadra bardhezi renditet në vendin e parë të klasifikimit në kampionatin brazilian, dy pikë më shumë se skuadra e Internacionalit.

Related posts

Brazil, Ronaldinho i hyn politikës; pritet të kandidojë për në Senat

Sadik.Autor

Zyrtare: Milani blen përfundimisht kartonin e Kalinic

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenal i ofron kontratë të re Aaron Ramsey

Sadik.Autor

Leave a Comment