Basketball Sport

NBA/ Harden refuzon kontratën që do ta bënte më të paguarin, kërkon largimin

Basketbollisti James Harden kërkon të largohet nga skuadra teksane e Houston Rockets dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë klubit. Ai ka refuzuar rinovimin me skuadrën e Houston, që i kishte ofruar një kontratë të majme: 103 milionë dollarë për dy vite.

Pra, James Harden ka refuzuar më shumë se 50 milionë dollarë në sezon për dy vitet në vijim. Nëse pranonte këtë ofertë, ai do të bëhej basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që do të fitonte kaq shumë në një sezon.

“Mjekra” mendon se nuk ka asnjë shans të fitojë titullin te Houston, ndaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe synon të shkojë te skuadra e Brooklyn Nets. Lojtari synon të bashkohet sërish me Kevin Durant, por Houston kërkon shumë parà për këtë transferim.

Related posts

DEL E VËRTETA/ Juve-Inter: Ja pse tifozët zikaltërt BOSHATISËN sektorin e tyre (VIDEO)

Isa.Autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asist nga Jota, Salah ndëshkon Manchester United. “Old Trafford” në heshtje (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Oferta nga klubi turk, mesfushori Asani merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment