Futboll Sport

MISION I PËRMBUSHUR/ Italia mposht Bosnje Hercegovinën dhe siguron kalifikimin në Nations League

Mision i përmbushur! Italia kalon pa problem Bosnje Hercegovinën, edhe pse me mungesa (Immobile, Verratti) dhe e mbyll në krye të grupit A në Ligën A të Nations League UEFA.

Kjo do të thotë se tashmë skuadra axurre do të organizojë fazën finale të Nations League për fitimin e trofeut.

Mjaftuan dy gola të bukur dhe me dy asist perfekt për të marrë 3 pikët në Saravejë kundër një kombëtare që luante vetëm për krenari.

Në pjesën e parë ishte Insigne ai që gjeti perfekt Belottin brenda zone. Sulmuesi i Torinos fluturimthi goditi dhe shënoi golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, një pasim i artë i Locatellit për shokun e ekipit te Sassuolos Berardi, solli golin e dytë. Edhe hedhja e Berardit ishte e bukur, duke gjetur këndin e poshtëm të portës.

Italia fluturon dhe me 3 fitore dhe 3 barazime e mbyll e para në grup!

Related posts

PAGUHET 500 MIJË STËRLINA NË JAVË/ Sanchez pranon: Ende nuk kam një lidhje të ngushtë me…

Delo.autor

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Beteja të forta për një vend në grupe, ja sfidat më interesante të mbrëmjes

Isa.Autor

Leave a Comment