Futboll Gossip Seria A Sport

IDENTIKË/ Njihuni me “vjehrrën” e Oriola Marashit, të cilës Eros Grazda s’i paska lënë gjë (FOTO)

Kryefjala e mediave për muaj të tërë është bërë çifti shumë i dashur për publikun, Oriola Marashi dhe Eros Grezda.

Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar dhe gjërat janë bërë aq serioze mes dyshes, saqë flitej se ata ishin gati të hidhnin një hap drejt fejesës.

Mirëpo, pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre dhe gjërat u shtynë për më vonë, ndërkohë që Oriola dhe Erosi vazhdojnë të shijojnë kohën me njëri-tjetrin dhe të ndajnë herë pas here së bashku momente në rrjete sociale.

Sot, mamaja e Erosit feston ditëlindjen, ndaj ne u njohëm për herë të parë me “vjehrrën” e Oriolës.

Futbollisti ka uruar të ëmën me dy foto ku shfaqet së bashku me të, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Urime ditëlindjen nanë”

 

Ajo që vëmë re menjëherë në foto është ngjashmëria e madhe që Erosi ka me mamanë e tij, të cilës i ka marrë thuajse të gjitha tiparet.

Mamaja e Erosit duket si një vajzë e re dhe shumë simpatike, ndaj lum Oriola për ‘vjehrrën’ që ka!

Related posts

Ancelotti nuk është i interesuar për PSG-në

Q.Autor

Inter, mbërrin në Milano përforcimi i parë për Spalletti-n

Q.Autor

ZYRTARE/ Sheikët e Newcastle kryejnë goditjen e dytë në merkato, firmosin me sulmuesin 30-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment