Futboll Seria A Sport

CONTE E KËRKON NË EKIP/ Inter gati 50 milionë euro për yllin e Premier League…

Inter kërkon ta harrojë sa më shpejt të jetë e mundur fillimin jo shumë të mirë të sezonit. Kështu klubi zikaltër duket se është gati të kënaqë trajnerin Antonio Conte, i cili kërkon një mesfushor me cilësi absolute për ta përfshirë në idenë e tij të lojës.

Sipas Don Balon, Inter mund të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin italo-brazilian të Chelsea-t. Protagonist me kombëtaren e Mancini-t, ish-ylli i Napoli-t mund të kthehet në Serinë A në janar për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për Europianin.

Një lojtar i kompletuar që mund të jetë zgjidhja e mijëra problemeve të Antonio Conte-s, të cilit i mungon një ndërtues loje i vërtetë. Ndër të tjera, Jorginho është shumë i dobishëm në fazën mbrojtëse.

Related posts

BAJARAMI VAZHDON SHKËLQIMIN/ Shikoni me çfarë note u vlerësua mesfushori shqiptar me Empolin…

Delo.autor

Karrierë “raketë” e Odise Roshit, nga Apolonia tek shiriti me Kombëtaren

Sadik.Autor

Ja 3 gjyqtarët e UEFA-s që dënuan Skënderbeun (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment