MMA Sport

ZYRTARE/ “Bisha” McGregor rikthehet në kafaz pas një viti, revansh me Poirier

Përmes një postimi në rrjetet sociale, UFC ka zyrtarizuar duelin mes irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Dustin Poirier. Dy sportistët do të duelojnë në eventin UFC-257, që do të zhvillohet më 23 janar në Abu Dhabi, në “fight island”

Revanshi mes dy sportistëve (McGregor ka fituar duelin e parë mes tyre) do të zhvillohet në peshën e lehtë dhe kjo përballje do të jetë sfida kryesore e mbrëmjes. McGregor,22 fitore e 4 humbje, rikthehet në kafaz një vit pas duelit të fundit, në janar të këtij viti. Ndërsa Poirier numëron 26 fitore, 6 humbje e 1 duel pa rezultat.

Sfida mes tyre nuk do të jetë e vlefshme për titullin kampion edhe pse në këtë peshë Khabib Nurmagomedov deklaroi tërheqjen nga sporti. Në këtë event pritet të zhvillohen edhe dy duele të rëndësishme për femra.

Related posts

“MË VJEN KEQ QË NUK MUNDA TË JEM PJESË E KOMBËTARES”/ Muçi pas konfirmimit të mungesës

F.autor

SPEKTAKOLARE/ Icardi: INTERI mund të konkurrojë ndaj kujtdo, kjo fitore na jep…

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan nuk përmbahet, hidhet në sulm për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment