Sport Të tjera

“ATP FINALS”/ Tenisti Dominic Thiem mposht Djokovic dhe siguron finalen e turneut londinez

Tenisti austriak Dominic Thiem, numri 3 në botë për meshkuj, është finalisti i parë i turneut “Atp Finals” që po zhvillohet në Londër.

Thiem mundi 2-1 (7-5, 6-7, 7-6) në gjysmëfinale numrin 1 në botë, serbin Novak Djokovic. Një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione, ku të dy tenistët dueluan deri në fund për fitore. Madje dy sete u vendosën në “tie break”.

Thiem, në finale, do të përballet me fituesin që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër, ajo mes spanjollit Rafael Nadal dhe rusit Daniil Medvedev.

Në këtë turne morën pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

Related posts

LARGIMI I SERGIO RAMOS NGA REALI/ Ylli Benzema me mesazh prekës, Casillas nuk harron t’i shkruajë (FOTO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Dhimbje e madhe për Vangjelin, mbrojtësi i Tiranës humb njeriun e shtrenjtë

Delo.autor

Umtiti: Messi nuk është i njëjtë si tek Barcelona dhe te Argjentina sepse …

Sadik.Autor

Leave a Comment