Futboll Premier League Sport

KRITIKON ASHPËR LOJTARIN PEPE PËR GJESTIN ME KOKË/ Legjenda e Manchester United: Ishte një budallallëk…

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid Patris Evra kritikoi me ironi futbollistin e Lids Junajtid dhe Maqedonisë e Veriut Ezgjan Alioskin për goditjen që mori në kokë nga lojtari i Arsenalit Nikolas Pepe.

Francezi e komplimentoi Alioskin për paraqitjen në fushë kundër “Topçinjve”, por e kritikoi për simulimin në minutën e 52-të. Evra nuk la pa kritikuar edhe Nikolas Pepen duke e konsideruar si “budallallëk” gjestin e tij.

“Alioski meriton një Oskar. Luajti shumë mirë. Po të isha trajneri i Lidsit do të gëzohesha shumë, por ju lutem, shikojeni. Duket sikur Pepe i theu hundën. Megjithatë, gjesti i Pepes ishte një budallallëk. Kur nuk luan shumë dhe trajneri të aktivizon, nuk duhet të ankohesh se përse nuk luan takimin e radhës”, u shpreh Evra në studion “Sky Sports”.

Related posts

BUNDESLIGA/ Humbja nuk zbeh festën, Bayerni ngre titullin e 28 (FOTO)

Sadik.Autor

MESSI MBETET LIDERI/ Ronaldo ngjitet në podiumin e “Këpucës së Artë”

Delo.autor

SHËNOI GOLIN E PARË ME JUVENTUS/ Ramsey sapo ka “mallkuar” Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment