Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Napolin në “San Paolo”, Ibrahimovic “HERO” me dopietë

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke u rikthyer të rezultatet pozitive pas barazimit në shtëpi ndaj Veronës.

Dopieta e bomberit Zllatan Ibrahimoviç dhe goli në sekondat e fundit nga talenti Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve, që në 8 javët e para të kampionatit kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë.

Golin e vetëm për të besuarit e Gatuzos e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vlen të theksohet fakti se vendasit e luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakajoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.

Lajm i keq për Milanin është fakti se Ibrahimoviç la ndeshjen e dëmtua, teksa u pa në fundin e takimit me këmbën e fashuar.

Related posts

NË DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Hysaj mbetet në ajër, Roma bën gati shkëmbimin me…

Delo.autor

“SHPËRTHEN” DYSHJA JESUS-STERLING/ Manchester City-t i mjaftojnë 3 minuta kundër Burnley-t (VIDEO)

Delo.autor

S’ka kthim pas, ëndrra e Usain Bolt për t’u bërë futbollist vazhdon…

Sadik.Autor

Leave a Comment