Futboll Sport

NJË TALENT I RRALLË/ I lindur me gjysmën e dorës, por shkëlqen në fushë. Futbollisti shqiptar shembull frymëzimi

Për talentin 14-vjeçar nga Kosova Enis Xhemaili nuk ka asgjë të pamundur për të luajtur futboll, edhe pse fatkeqësisht ka lindur me gjysmën e dorës. Lojtari i Dritës U15 ka habitur opinionin publik me talentin e tij, por dhe për faktin se arrin të luajë lehtësisht me një anomali të lindur.
Statistikat e tij janë impresuese, 9 gola në 4 ndeshje. Ai vlerësohet shumë për teknikën dhe fantazinë në fushë.

Në një prononcim për “KTV”-në, djaloshi tregon se jeton me futbollin dhe dëshiron të bëhet shembull frymëzimi për shumë persona që vuajnë.
“Hobi është futbolli. Kënaqem vetëm futboll, dua të jetoj me të. Sporti është jeta, me të bëhesh diçka i madh. Kam bërë shumë për futbollin. Dua ti mësoj shumë të rinj. Dua t’i ndihmoj njerëzit në varfëri”, shprehet Xhemaili.

Trajneri i tij e çmon shumë përkushtimin e Enisit, por beson se kalimi në futbollin profesionist mund t’i vështirësohet për shkak se anomalia fizike e pengon në dyluftimet me kundërshtarët.

“Enisi bën goxha punë si në fazën ofensive dhe në mbrojtje, ka statistika të shkëlqyera 18 gola në 15 ndeshje miqësore. Me ekipet e moshave U13 dhe U15 e ka pasur të lehtë, por për të luajtur me ekipin e parë do ta ket të vështirë për shkak të dorës, sepse i duhet për dyluftimet. Por, kam besim se do t’ia dalë”, deklaroi trajneri i Enis Xhemailit për “KTV”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ “Qytetarët” bëjnë detyrën ndaj Bournemouth, super Kane i dhuron fitoren Tottenham

Delo.autor

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG firmos me një tjetër “Kylian Mbappe”, ja talenti (FOTO)

Delo.autor

SHTANGET “BERNABEU”/ Pas 9 minutash lojë, ylli i Brugge del huq dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment