Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN YLLI TUCI NË KAMPIONATIN KROAT/ Sulmuesi i Shpresave barazon shifrat ndaj Hajduk Split (VIDEO)

Indrit Tuci po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka arritur të gjejë edhe golin me Lokomotivën e Zagrebit.

Tuci ka shënuar në minutën e 56’, ndaj Hajdukut të Splitit, duke barazuar rezultatin në 1-1, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh me anë të Caktas në minutën e 12’.

Tuci përfiton nga një top i mbetur në zonë pas gjuajtjes së Tahirajt dhe nuk mendohet dy herë për ta gjuajtur dhe e ka ndalur në fundin e rrjetës. Megjithatë goli i sulmuesit të Shpresave nuk e ndihmoi Lokomotivën të marrë të paktën një pikë, pasi Caktas shënoi golin e 2-1 për Hajdukun në minutën e 90′.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Leicester, Kompany kalon “Qytetarët” në epërsi

Delo.autor

“AI ËSHTË LOJTAR I RËNDËSISHËM PËR NE”/ Alisson paralajmëron kundërshtarët: Salah është i uritur…

Delo.autor

TË ENJTEN STËRVITJA E PARË/ Fanellat e Ronaldos shiten për… 4 orë

Delo.autor

Leave a Comment