Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI VIDAL NË TELASHE/ Inter përgatit gjobën për futbollistin kilian, ja arsyeja…

Arturo Vidal nuk ishte në ditën e tij më të mirë në ndeshjen që Interi u mposht nga Reali i Madridit në Ligën e Kampioneve.

Kiliani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33’, pas disa protestave ndaj gjyqtarit dhe për këtë arsye, ky i fundit e ndëshkoi me dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm. Në këtë mënyrë, mesfushori e la skuadrën e tij me 10 lojtarë, duke ia bërë të vështirë ndeshjen zikaltërve.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit kanë qenë shumë të pakënaqur me veprimin e lojtarit dhe për këtë arsye po mendojnë ta gjobisin atë. Një atmosferë aspak e qetë te zikaltërit, e cila vjen prej rezultateve aspak të mira të skuadrës, që tashmë është edhe më një këmbë jashtë Ligës së Kampioneve.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Villarreal-Barcelona. Rezultati 1-3

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mancini: Italia meritoi të fitonte edhe në lojën e rregullt, Austria mund të jetë më e fortë…

Delo.autor

FORMULA 1/ Koronavirusi “infekton” edhe Ferrarin, “kokëkuqja” merr masën ekstreme

Delo.autor

Leave a Comment