Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Toto Wolff: Ai njeri nuk është një opsion për të pilotuar makinën Mercedes

Në prag të garës së Bahrein në Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë, drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka deklaruar se piloti holandez Max Verstappen nuk është një opsion për të pilotuar makinën gjermane në të ardhmen. Sipas tij, ardhja e holandezit nuk do të ishte një gjë e mirë për Mercedes, sidomos për punën në skuadër.

“Max nuk është një opsion i mirë për Mercedes. Ardhja e tij këtu dhe krijimi i një rivaliteti brenda skuadrës me Lewis do të ishin të dëmshme për makinën tonë. Do të përsëritej e njëjta situatë si mes Hamilton dhe Rosberg, që shkatërruan harmoninë brenda skuadrës. Për fat të mirë, me Valtteri nuk kemi të tilla probleme”, tha Wolff.

Related posts

TALENTI I SHPRESAVE BËN HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mesfushori imeri transferohet në elitën e kampionatit turk…

Delo.autor

AMERIKA NË FAL ASKËND/ I tregoj GISHTIN E MESIT fansit, gjobitet RËNDË lojtari i NBA

Isa.Autor

SKANDALOZE/ 11-metërsh AMATORESK në kampionatin SHQIPTAR, lojtari rrëshket vetë dhe arbitri akordon PENALLTI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment