Boks Sport

ARRIN MARRËVESHJEN ME MENAXHERIN E ANTHONY JOSHUA/ Florian Marku: Do fitoj titullin për shqiptarët

Florian Marku e ka nisur mjaft mirë karrierën e tij në boks, pasi njeh vetëm fitore në 7 ndeshjet e tij të para në boksin profesionist. Ai ka bërë mjaft mirë deri tani, ndërsa kishte nevojë dhe për një stysë tjetër drejt majave.

“Luani shqiptar” ka firmosur për kompaninë më të madhe në botë të menaxhimit në boks. Ai është pjesë e familjes Matchroom që drejtohet nga Eddie Hearn. Ky i fundit është menaxheri i Anthony Joshua dhe shumë boksierëve të tjerë elitarë.

Marku e ka njoftuar dhe vetë një moment të tillë dhe ka treguar synimet e tij të tanishme në boks. Ai mendon se nënshkrimi me një figurë si Hearn do të jetë hapi i duhur në karrierën e tij si boksier.

“Çdo gjë kam dashur ka qenë t’i tregoj botës se çfarë mund të bëj brenda ringut të boksit dhe të fitoj titullin e botës për të gjithë fansat shqiptarë në të gjithë botën dhe për Shqiperinë.

“Ndihem krenar që nënshkruajta me Matchroom dhe Eddie Hearn për të plotësuar hapat që duhen për fazën tjetër. Me suportin e fansave të mi, Matchroomboxing, Eddie Hearn dhe Sjamboxing çdo është e mundur”, – shkruan ai.

 

Related posts

Klop kritikon Salahun: Mos të shoh më ta bësh këtë veprim…

Sadik.Autor

VLAHOVIC NERVOZ/ Juve e sakrifikon pa Champions, e paqartë edhe e ardhmja e Di Maria-s

F.autor

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment