Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Armando Broja rikthehet tek goli me Viteshen. Ja si vlerësohet sulmuesi i Kombëtares…

Armando Broja është rikthyer te goli me Viteshen në Holandë, teksa ka shënuar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Sitard.

Sulmuesi i Kombëtares luajti plot 86’ minuta, ku përveç golit tregoi edhe një paraqitje të shkëlqyer. Broja është vlerësuar me notën 7.2.

Talenti shqiptar, e tentoi portën 3 herë, teksa nga 9 driblime të tentuara, në 4 raste ia doli me sukses. Ky është goli i pestë i Brojës me fanellën e Viteshes këtë sezon, me skuadrën e shqiptarit që i bën presion Ajaksit në krye të tabelës, duke u renditur e dyta me 25 pikë, 2 më pak se kryesuesit.

Statistikat e Armando Brojës për ndeshjen e sotme, përgatitur nga “SofaScore”.

Related posts

ANALIZA/ Vetëvlerësimi në maksimum, ja fytyrat e “mbretit” Ibrahimovic

Delo.autor

GËZOHET PANUCCI/ Dëmtimi i Varnier mban GJIMSHITIN tek ATALANTA

Isa.Autor

SANCHES ME NJË KËMBË TE INTERI/ Zbulohet numri i fanellës te zikaltërit

F.autor

Leave a Comment