Futboll Sport

“TREGU ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Villas Boas: Maldini u tregua i pasjellshëm por kuptohet…

Thauvin i pëlqen Milanit dhe tashmë kjo dihet, pasi vetë drejtori teknik kuqezi, Paolo Maldini, e tha për “Telefoot”, duke u shprehur se francezi mbetet “okazion merkatoje, pasi i skadon kontrata dhe nuk ka firmosur. Ka cilësi të mira”.

André Villas-Boas, trajneri i Marseille, i cili foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League, komentoi vlerësimin e Maldini për Thauvin.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, tregu është i paparashikueshëm. Ne do të presim javën e fundit të janarit, siç është zakon. Do të ketë shumë huazime.

Fjalët e Maldinit? Ato janë pak gënjeshtër. Meqenëse ju jeni Maldini, mund të thoni disa gjëra më shumë. Le të imagjinojmë se do të takohemi me Milanin në Europa League, çfarë do të ndodhë?

Nuk ishte e sjelljshme nga Paolo, por është normale: është Maldini, ai ka të drejtë të thotë çfarë të dojë “.

Related posts

“ËNDRRA” E TRAJNERIT SPANJOLL/ Emery: Arsenali mund ta arrijë nivelin e Manchester Cityt

Isa.Autor

PUBLIKOHEN PAMJET E RËNDA/ Ja momenti kur ish-futbollisti turk vret një person dhe plagos katër të tjerë

Delo.autor

CONTE NUK I NDAHET FIKSIMIT TË VJETËR/ Trajneri do me çdo kusht, por duhet ta sponsorizojë Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment