Futboll Sport

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Marash Kumbulla jep lajmin e mirë në rrjetet sociale: Është koha për… (FOTO)

Lajm i mirë për Romën dhe trajnerin e saj portugezin Paolo Fonseka, Marash Kumbulla është shëruar nga koronavirusi.

Këtë lajm e ka publikuar vetë mbrojtësi shqiptar në Story në profilin e tij zyrtar në “Instagram” ku ka shkruar: “Është koha për t’u kthyer”.

Marash Kumbulla rezultoi pozitiv me COVID-19 përpara se të grumbullohej me Kombëtaren shqiptare, ndërkohë ai humbi tri sfidat e Shqipërisë dhe sfidat ndaj Parmës dhe Napolit në kampionat dhe ndaj Kluzhit në Europa Ligë. Ndeshja e tij e fundit kur është aktivizuar ishte më 5 nëntor në ndeshjen e parë ndaj Kluzhit në Europa Ligë.

Paolo Fonseka tani do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më në formë të Romës këtë sezon.

Related posts

A do të debutojë Armando Sadiku kundër Real Madridit?

Q.Autor

KATAR 2022/ Gjermania dhuron spektakël dhe shënon 2 gola në 4 minuta ndaj Islandës (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dy gola në 2 minuta te Manchester-LASK, Lingard mëson të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment