Champions League UEFA

Conte: Barcelona skuadër fantastike, me lojtarë fantastik

Antonio Conte është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes Chelsea – Barcelona.

Trajneri italian i ‘Bluve’ pret një sfidë të vështirë në ‘Stamford Bridge’ kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Conte ka thënë se Barcelona është njëra nga skuadrat më të mira në botë.

“Sigurisht që po flasim për një ndeshje të madhe. Është një sfidë e madhe për ne të luajmë kundër një ekipi fantastik, një nga më të mirët në botë”, ka deklaruar Antonio Conte.

“Mendoj se ndeshjet e tilla duhet të shijohen, nuk do të jetë ndeshje e lehtë, po e përsërisë kundër një ekipi fantastik me lojtarë fantastik”.

“Ne po flasim për Messin, Suarezin, Iniestan, për gjithë ekipin e tyre”, ka shtuar ai.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 10 minuta lojë, bomberi Lewandowski zhbllokon sfidën ndaj Lazio-s (VIDEO)

Delo.autor

Kroos synon Championsin e katërt, ja çfarë thotë para ndeshjes

Sadik.Autor

Dzeko zbulon çfarë i tha Salahut para gjysmëfinales Liverpool – Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment