Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Ja shifra marramendëse që humbasin dy klubet e mëdha në periudhën e pandemisë…

Ndërtimi i stadiumit “Air Albania” rezultoi një “minierë ari” për dy skuadrat e kryeqytetit. Nga derbet që organizuan në sezonin e shkuar në këtë stadium, me nga një ndeshje me tifozë, të dy klubet arritën që të arkëtojmë mesatarisht nga 200 milionë lekë të vjetra. Duke ditur që dy rivalët ndeshen katër herë brenda një sezoni në kampionat, i bie që këto derbe të prodhonin rreth 800 milionë lekë të vjetër.

Kjo shifër do të ishte e vlefshme nëse derbi do të luhej në kushte normale, jo në periudhën e pandemisë, ku ndeshjet luhen pa praninë e tifozëve.

Ky duel jo vetëm që humb adrenalinën pa praninë e tifozëve në stadium, por edhe klubet humbasin një mundësi të mirë për të arkëtuar financa të majme, që me një mesatare 400 milionë është sa buxheti sezon i skuadrave të disa ekipeve në Superiore.

Nga kjo përllogaritje e thjeshtë del sesa humbasin dy klubet e kryeqytetit nga mosshitja e biletave, duke ditur se ndeshjet luhen pa tifozë.

Related posts

MAN CITY FËRKON DUART/ JUVENTUSI e lë të lirë PJANICIN, por do…NJË MAL ME PARA 

Isa.Autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Laçi mposht Egnatian me përmbysje falë dyshes Zarubica-Guindo

Delo.autor

TREGON SAKRIFICAT E MËDHA NË JETË/ Rrëfehet Pjanic: Mund të jetoj pa pasur frikën se…

Delo.autor

Leave a Comment