Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Të dy ekipet do të kërkojnë triumfin, pritet një ndeshje spektakolare (FORMACIONET ZYRTARE)

Tirana dhe Partizani do të luajnë ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00, derbin e kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”. Derbi është gjithmonë special. Shpesh janë tifozët që ia japin mrekullinë, por edhe këtë herë nuk do të jenë të pranishëm.

Ka ndodhur që ta ndezë një “ish”. Ka ndodhur që ta vendosë një trajner. Ka ndodhur që të dominojë një tabu në disa sfida radhazi. Disa vite radhazi. Por ka ndodhur edhe si përmbysja për 5-1, me Egbo që në fund kurorëzoi titullin e 25-të kampion të Tiranës.

Mirëpo, këtë herë do të jetë një përballje e veçantë. Në fokus do të jetë taktika. Dhe në post derbi, filozofia, për të shpjeguar lojën, vendosjen dhe rezultatin. Të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin, pasi favoriti në një ndeshje derbi nuk ekziston dhe në fushë pritet një ndeshje spektakolare.

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

EURO 2020/ Izraeli u jep leksion kundërshtarëve me këtë aksion model (VIDEO)

Delo.autor

Kane “hedh dorashkën”: Dua të jem çdo vit përpara Messit dhe Ronaldos

Q.Autor

ARGJENTINA NË RADARËT E FIFA-S/ Kampionët e botës nën hetim nga organi më i lartë i futbollit

F.autor

Leave a Comment