Futboll Seria A Sport

TËRBOI TIFOZËT ME FANELLËN E DYBALAS/ Futbollisti i Torinos: Bëra një gabim, por ishte një dhuratë për… (FOTO)

Dalja në foto me fanelën e Paulo Dibalës i ka hapur telashe futbollistit të Torinos Jakopo Segre. Një ditë pas derbit të Torinos, ku bardhezinjtë fituan me rezultatin 2-1, “granatat” kanë sulmuar 23-vjeçarin për publikim e fotos me fanelën e rivalit të Torinos. Më pas, ai është shfajësuar në rrjetet sociale.

“Bëra një gabim duke bërë foto me fanelën e Dibalës, por ishte një dhuratë për një njeriun tim të afërt argjentinas. Kam bërë gabim dhe kërkon falje të gjithë tifozëve të Torinos. Jakopo Segre është ‘granatë’ dhe i tillë do të jetë gjithmonë”, shkruan mesfushori italian.

Por, edhe pas këtij reagimi, tifozët e Torinos në rrjetet nuk kanë kursyer sarkazmën ndaj Segres duke treguar se dhe mesazhi i tij ishte shkruar me ngjyrë të bardhë në fushë të zezë, ngjyra që përfaqësojnë Juventusin.

Related posts

FORMULA 1/ Gara e Spanjës nis me një super aksident (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester City-Crystal Palace. Rezultati 2-2

Delo.autor

SHKËLQEN KASTRIOT DERMAKU NË ITALI/ Mbrojtësi i Kombëtares debuton me gol tek Lecce

Delo.autor

Leave a Comment