Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Perez korr suksesin e parë në karrierën e tij, “harakiri” Mercedes. Zhgënjen Ferrari

Piloti meksikan Sergio Perez me Racing Point fitoi garën e Çmimit të Madh të Sakhir zhvilluar në Bahrein. Ai la pas francezin Esteban Ocon me Renault (i dyti) dhe Lance Stroll me Racing Point (i treti).

Një podium surprizë, kushtëzuar nga një gabim i skuadrës Mercedes me të dy pilotët e saj në momentin e ndërrimit të gomave pak xhiro nga fundi, ndërkohë që ishte duke e dominuar garën. Për pasojë, Valtteri Bottas u klasifikua i teti, ndërsa George Russell (në këtë garë zëvendësoi Lewis Hamilton me Covid-19) u klasifikua i nënti.

Mëkat për Russell, që kryesonte i shkëputur garën, por ky gabim i skuadrës i hoqi fitoren. Tjetër dështim për Ferrarin, me Leclerc që u tërhoq pas disa kthesash (aksident me Max Verstappen), ndërsa Vettel u rendit i 12-ti.

Për Perez ky ishte suksesi i parë në Formula 1 në karrierën e tij.

Related posts

Real Madrid 2:1 Leganes, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

NUK NDALET ME TALENTET “KUQEZI”/ Igli Tare merr edhe një tjetër shqiptar te Lazio, ja emri (FOTO)

Delo.autor

I VENDOS KUSHTE BARCELONËS/ Messi presion klubit: Sillni Neymar në skuadër nëse…

Delo.autor

Leave a Comment