Futboll

Ancelotti: Gattuso, shpirti i Milanit tim

Carlo Ancelotti ka thënë se Gennaro Gattuso është shpirti i Milanit dhe se lojtarët do të bënin gjithçka për të.
Kur Gattuso mori drejtimin e Milanit në nëntor, shumë persona dyshuan se ai do të ishte i suksesshëm në zëvendësimin e Vincenzo Montellas, transmeton Express.

Por, ai e ka transformuar Milanin dhe i ka regjistruar shtatë fitore dhe tri barazime në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Të jem i sinqertë, shpresoja se Gattuso do të bënte mirë, por s’isha i sigurt”, ka thënë Ancelotti për Gazetta dello Sport.

Ai thotë se Gattuso i ka tejkaluar vështirësitë dhe se lojtarët i ndjekin urdhrat e tij.

“Gattuso është shpirti i Milanit. Lojtarët po e vënë energjinë dhe dijen në dispozicion të ekipit për të arritur sukses. Kjo është rruga e duhur”, ka thënë ai.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ Premier League, “lokomotiva” e shpenzimeve për blerjen e futbollistëve

Isa.Autor

FLAMURTARI-BYLIS/ Drithërima në portën e “vlonjatëve”, miqtë shpërdorojnë rast për gol (VIDEO)

Delo.autor

AJAX-LIVERPOOL/ Klopp i beson treshes Mane, Firmino dhe Salah (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment