Futboll La Liga Sport

“CAS” MERR VENDIMIN/ Prej 4 vitesh në gjyq, Barcelona fiton 2.9 milionë euro për ish-lojtarin e Inter…

Barcelona ka arritur një fitore të re në gjykatë. CAS ka rënë dakord me klubin katalanas mbi mosmarrëveshjen që kishte me Santos rreth çështjes “Gabigol”. Tani klubi brazilian duhet t’iu paguajë katalanasve 2.9 milionë euro, siç raportohet këtë të enjte nga “Cadena SER”. Në këtë mënyrë njihet fakti se Barcelona kishte të drejtën e refuzimit të parë ndaj Gabriel Barbosa, një kusht për të cilin të dy klubet ranë dakord kur Neymar mbërriti në “Camp Nou”. Çështja “Gabigol” filloi më 2016, pasi lojtari u mor nga Interi.

Barcelona u mërzit dhe e bëri të qartë se do të shkonin në gjykatë. Katalanasit denoncuan Santos, kur kuptuan se nuk e kishin respektuar të drejtën e refuzimit të pare të tyre, por e kishin shitur lojtarin pa respektuar afatet e rëna dakord. Në marrëveshje, Barcelona kishte tri ditë kohë për të diskutuar çdo ofertë. Apriori, Santosi e raportoi 30 milionë propozimin e Interit, por nuk i respektoi 72 orët e përcaktuara në dispozicion të Blaugranave, për ta thënë ata fjalën e parë.

Related posts

“A DO BËHET TRAJNIER I KOMBËTARES KUQEZI?” Lorik Cana përgjigjet në mediat franceze

F.autor

STUDIMI/ Prof. Dr. Kim Drasa: A duhet ndaluar vërtetë seksi para sportit?

Delo.autor

SHËNON “ALLA” HAZARD/ N’Golo Kante ndëshkon Liverpool me një gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment