Futboll La Liga

Zidane me dhimbje ‘koke’, përveç Marcelos. Dëmtohet një tjetër lojtar kryesor

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Modric i është nënshtruar testeve mjekësore sot bashkë me Marcelon, i cili u zëvendësua në ndeshje ndaj Real Betisit.

Modric ka munguar në seancën fundit, që Real Madridi ka zhvilluar këtë të martën, para se të vizitojë Leganes nesër, në La Liga, sfidë e shtyrë dhjetorin e kaluar për shkak të “Los Blancos” në Botërorin e Klubeve.

Modric vuan nga një dëmtim i muskujve, por nuk do ta pengojë atë që të arrinte ndeshjen e kthimit me PSG-në, më 26 mars, në Champions.

Related posts

PANKINË E NXEHTË/ PSG mendon për “timonierin” e ri, në skenë Mou dhe Mancini

F.autor

FRYMËZIMI I YLLIT TË DORTMUND VJEN NGA SERIE A/ Talenti Haaland: Është një shembull, një makinë

Delo.autor

MBAPPE STËRVITET I QETË/ “Injoron” Al Khelaïfi-n, nuk ka frikë nga ultimatumet

F.autor

Leave a Comment