Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA E DYBALAS TEK BAYERN? Rummenigge: Kam dëgjuar zëra se mund të kemi nisur kontaktet, por…

Presidenti i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, ka folur në lidhje me një sërë çështjesh te skuadra bavareze. Ai ka folur në lidhje me afrimin e mundshëm të Paulo Dybalasë. Ai ka theksuar se nuk kanë folur me agjentin e tij.

“Ne nuk kemi folur kurrë me agjentin e Dybalasë. Kam dëgjuar zëra se mund të kemi nisur kontaktet, por nuk janë të vërteta. Ne nuk po punojmë që të firmosim me Dybalanë nga Juventusi.

“Alaba? Është normale, pasi klubet e mëdha të Europës po punojnë të firmosin me të, por varet nga ai. Do të vendosë vetë të ardhmen. Ndoshta do t’i bashkohet një klubi të ri, pse mund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë te Bayern Munchen.

“Haaland? Ne nuk kemi nevojë për të, pasi kemi Lewandowskin. Haaland po shënon shumë gola, e meriton totalisht çmimin e Golden Boy”.

Related posts

U LARGUA NGA KUKËSI/ Mediat kosovare zbulojnë destinacionin e radhës të Enis Gavazajt

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel: Gjërat po shkojnën ters, gomat prishën garën në Barcelonë

Sadik.Autor

DËMTIMI MË I RËNDË SA ISHTE PARASHIKUAR/ Hernandez gati të mbyllë vitin dhe rrezikon Botërorin

F.autor

Leave a Comment