Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-ATLETICO/ Kapiteni Koke: Do të jetë derbi i parë pa tifozë, një përvojë e çuditshme por…

Real Madridi do të luajë kundër Atletico Madridit në derbin e kryeqytetit në darkë. Kapiteni i ekipit të Atleticos, Koke, ka folur para ndeshjes duke ndezur atmosferën me fjalët e tij.

“Derbi është gjithmonë një ndeshje emocionuese, një datë që shënohet në kalendar. Të dy ekipet përfshihen nga entuziazmi për të dhënë më të mirën në fushën e blertë. Shpresoj që gjërat të na shkojnë mbarë dhe të fitojmë.

“Renditja? Derbi është derbi, një ndeshje e veçantë dhe nuk ka farë rëndësi renditja e ekipeve. Ne do të japim gjithçka, njësoj si në ndeshjet e tjera ku jemi paraqitur mirë. Do të jetë derbi i parë pa tifozë, një përvojë e çuditshme por duhet të përshtatemi“, – tha Koke.

Related posts

MOTO GP/ Marquez një rrufe edhe në Amerikë, siguron “pole position”, Rossi i pesti

Sadik.Autor

Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit, zbuloni emrat

Sadik.Autor

Allegri qetëson tifozët për Higuainin e Bernardeschin

Q.Autor

Leave a Comment