Sport Të tjera

HISTORIKE/ Gjimnasti Matvei Petrov shpall Shqipërinë kampione Europe

Shqipëria ka arritur një rezultat fantastik në Kampionatin Europian të gjimnastikës artistike që po mbahet në Mersin të Turqisë.

Kuqezinjtë të cilët përfaqësohen në këtë event nga gjimnasti Matvei Petrov dhe trajneri Alon Hasa, kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampionë të Europës.

Një rezultat historik ky për Shqipërinë që për herë të parë arrin të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit. Për sa i përket gjimnastit Petrov, ai është një sportisit rus i pajisur me nënshtetësi shqiptare disa vite më parë.

Meritë për këtë arritje ka edhe presidenti i federatës së gjimnastikës, Flobens Dilaveri.

Related posts

FAZA PËRGATITORE NË SERIE A/ Verona mbyll testin e parë, shënon mbrojtësi shqiptar

Delo.autor

Shoku i ngushtë i Ronaldos zbulon të ardhmen: Ja çfarë do të ndodhë me Cristianon

Isa.Autor

UELLS-SHQIPËRI/ Mbrojtësi Kumbulla: Po pres me padurim që të përballem me Gareth Bale, Ronaldo… emocionues

Delo.autor

Leave a Comment