Futboll Ligue 1 Sport

“KANË KËRCËNUAR PARTNEREN TIME DHE THONË SE…”/ Thiago Mendes zbulon makthin pas dëmtimit të Neymar

Ka shkaktuar shumë diskutime ndërhyrja e mesfushorit të Lyon, Tago Mendes, në dëm të yllit të PSG-së, Neymar. O’Ney ka pësuar një dëmtim të keq në kavilje që pritet ta detyrojë të qëndrojë për pak kohë larg fushave.

Lojtari që i shkaktoi dëmtimin sulmuesit të Parisit është kthyer të flasë për rastin në një intervistë të dhënë për Daily Express.

“Më pëlqen futbolli i Neymar dhe shpresoj të mos jetë asgjë serioze”, ka thënë Thiago Mendes. “Shpresoj që të rikuperohet shpejt dhe të gëzojë fansat e tij dhe të gjithë tifozët e futbollit. Kërkoj sinqerisht falje”, ka shtuar Mendes, i cili kishte kërkuar ndjesë më parë në rrjetet sociale.

Rrejte sociale që nuk e kanë kursyer aspak, me gruan e Mendes, Kelly, që ka marrë edhe disa kërcënime: “I kanë shkruar Thiago-s, por më kanë shkruar edhe mua. Thonë se do të ndodhë diçka e tmerrshme për shkak të dëmtimit që i është shkaktuar Neymar-it nga Thiago”.

Related posts

NEYMAR NIS NJË LIDHJE TË RE/ Njihuni me partneren e yllit brazilian që po “TËRBON” fansat me format e saj BOMBASTIKE (FOTO)

Delo.autor

DERBI KRYEQYTETAS/ Çinari ndëshkon “bardheblutë”, pranë titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM ME TENSIONE/ Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja ndaj Udineses

Delo.autor

Leave a Comment