Futboll Premier League Sport

MIRATOHET RREGULLI I I RI/ Përplasja e frikshme me kokë mes Luiz dhe Himenez. Ja kur nis të zbatohet…

Ligjvënësit e futbollit kanë miratuar ditën e mërkurë prezantimin e zëvendësimit ekstra për përplasjet në kokë për një periudhë eksperimentale që do të nisë prej muajit janar. Presioni gjithnjë e më i madh i diagnozave me demencë nga ish-futbollistët dhe traumat e goditjeve në kokë tashmë do të merren më seriozisht gjatë një ndeshjeje futbolli.

Vendimi u mor pas një takimi të Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit, pak javë pas përplasjes së kokës mes David Luizit dhe Raul Himenezit në Arsenal-Uolves, e cila i shkaktoi sulmuesit meksikan një frakturë në kafkë, duke i rrezikuar jetën.

Pjesëtarët e IFAB ranë dakord se kur ka raste të dyshimta për trauma në kokë, lojtari në fjalë do të zëvendësohet përfundimisht nga ndeshja për të mbrojtur shëndetin e tij, por numri i zëvendësimeve të skuadrës nuk “digjet”. Çdo federatë ka të drejtën për të aplikuar në IFAB dhe FIFA për zbatimin e këtij zëvendësimi prej 1 janarit 2021.

Related posts

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

​Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës

Sadik.Autor

“The Best”/ Formacioni më i mirë i vitit, Reali dominon mes 11 të zgjedhurve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment