Futboll La Liga Sport

“SPIUNI I BARCELONËS”/ Koeman nxjerr jashtë projektit talentin e La Masia, ja destinacioni i mundshëm…

Barcelona pritet të ketë largime në janar dhe sidomos në verë dhe mes tyre mund të jetë edhe talenti i La Masia, Riqui Puig. I lindur në 1999, “canterano” i Barcelona, ​​rritur në “La Masia”, Puig është thuajse jashtë projektit teknik të Ronald Koeman në Katalonjë.

Këtë sezon, deri më tani, ai ka luajtur vetëm 77 minuta të ndarë në 4 paraqitje midis Ligës së Kampionëve dhe Ligës spanjolle.

Trajneri i Barcelonas madje e akuzoi atë si një spiun në dhomën e zhveshjes. Arsyeja pse, në janar, Riqui Puig mund të largohet.

Një mesfushor shumë i talentuar me një klasë të pastër kristalore, numri 12 i Blaugrana ka tërhequr interesin e shumë klubeve në Spanjë dhe Evropë.

Por Milani mund të përfitojë nga raportet e shkëlqyera me Barcelonën për të filluar një operacion interesant.

Puig te kuqezinjtë, për shembull, mund të përfundojë në një operacion si ai që solli Morata nga Real Madrid te Juventus në 2014.

Barcelona që do të ruante të drejtën për të blerë përsëri kartonin e lojtarit. Oferta e Milanit, thuhet në Spanjë, do të ishte një huazim 18-mujor me një detyrim blerje prej 13 milion euro.

Related posts

FRANCË-KROACI/ Finalja që mund të bëj realitet një ëndërr madhështore

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Pas asaj gare, fytyra e Hamilton dukej sikur ishte në funeral

Delo.autor

MAN UNITED “MBRON” INVESTIMIN/ Rinovon kontratën e sulmuesit francez për…

Isa.Autor

Leave a Comment