Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Gega: Është një ekip që duhet vlerësuar. Futemi në lojë me shpresën se do ia dalim, por…

Kukësi përballet ditën e nesërme me Kastriotin, në një ndeshje ku verilindorët vijnë pas disa rezultateve pozitive. Edhe ditën e nesërme të besuarit e Gegës do të kërkojnë maksimumin, teksa diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë trajneri.

Në prononcimin e dhënë para ndeshjes, Gega është shprehur: “I druhemi çdo ekipi. Kastrioti është një ekip që ka bërë vërtetë mirë, pavarësisht ndeshjeve të fundit. Është një ekip që duhet vlerësuar. Respekt për ata, por ne duam të vazhdojmë rrugën tonë.

Ndeshjet e ardhshme? Është shumë e vështirë. E dinim këtë që në fillim të kampionatit. E dinim që kishim mangësi. Futemi në lojë me shpresën se do ia dalim, por jo gjithmonë është vetëm shpresa dhe duhen mundësitë. Tani i kemi mundësitë dhe jemi më të qetë për ndeshjet e ardhshme.

Merkato e janarit? Akoma nuk e kemi menduar këto. Kemi disa ndeshej të vështira. Do përpiqemi të marrim maksimumin. Më pas do ulemi me klubin dhe do bëjmë një analizë të thellë për merkaton.

Aventura te Kukësi? Besoj se është një sfidë që nuk mund t’ia dalësh i vetëm. E kemi ekipi që mund të bëjë mrekulli dhe unë jam pjesë e këtij grupi. Është profesioni im, që si çdo trajner të bëjë më të mirën, ne secilin ekip ku punon. Do bëjmë më të mirën, jo për veten por për klubin që më ka dhënë besim.”, u shpreh Gega.

Related posts

PRITET TË LUHET FINALJA E KUPËS NË FUNDJAVË/ Tifozët holandez japin shfaqjen spektakolare për ekipin e Brojës

Delo.autor

I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Dybala flet nga karantina: S’mbushesha me frymë dhe me dhimbnin muskujt

Delo.autor

Spalletti: Rastet e humbura të Icardi-t? Jam shumë i zhgënjyer

Sadik.Autor

Leave a Comment