Futboll Sport

ZYRTARE/ Përforcim pa ardhur ende janari, Feronikeli i bën “dhuratë” Duros

Klubi i Feronikelit ka siguruar një lojtar të ri përpara hapjes së merkatos së janarit. Sot u prezantua sulmuesi malazez Darko Kojaseviç, i cili do të luajë për ekipin që drejtohet nga Klodian Duro.

33-vjeçari ka luajtur me kombëtaren e Malit të Zi, ndërsa në nivel klubesh ka “shëtitur” në Ballkan e deri në Kazakistan. Blerja e tij konsiderohet një zgjedhje e duhur për klubin.

Njoftimi i Feronikelit

Malazezi, Damir Kojasevic dhe klubi i Feronikelit kanë arritur marrëveshje.

Kojasevic me përfaqësuesën e Malit të zi ka zhvilluar me shumë se 10 ndeshje, ndersa karrieren e zhvilloj edhe në Poloni të ekipi Jagiellona, në Kazakhistan të FC Astana dhe në Maqedoni ishtë te ekipi i Vardarit ndersa te Feronikeli erdhi nga klubi i Sutjeskës së Malit të zi.

Kojasevic është i mirë në dy anët e krahut ndersa pozita e tij e favorshmë është ajo në mes mbrapa sulmuesve.

Malazezi vie si përforëcimi i parë i afatit kalimtar të janarit te FC Feronikeli, ai do të bashkohet me skuadrën kur futbollistët të kthehen nga pushimi.

Related posts

LIVE/ Starton Derbi i Italisë Inter-Juventus

Delo.autor

FOKUS TEK RIMËKËMBJA EKONOMIKE/ Juventus afron në bordin e klubit ish-drejtorin e Ferrarit…

Delo.autor

VENDIMTAR NË 2 NDESHJET E FUNDIT/ Handanovic “grushton” edhe kritikat, ja si po ndryshon sezoni i portierit…

Delo.autor

Leave a Comment