Futboll Seria A Sport

U HODH POSHTË FITORJA 3-0 NË TAVOLINË/ Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

“League Seria A”, pasi ka marrë parasysh vendimin e djeshëm nga kolegji i garancive sportive të CON, ka zyrtarizuar se ndeshja Juventus-Napoli, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, që duhej të luhej më 4 tetor, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme. Për momentin nuk ka datë fikse, sepse duhet shqyrtuar me kujdes kalendari i ngjeshur, në kushtet e pandemisë.

Dje u vendos që ndeshja të luhej, duke hedhur poshtë fitoren 3-0 në tavolinë të bardhezinjve dhe heqjen e një pike nga renditja e napolitanëve, për shkak se këta të fundit nuk u paraqitën prej Covid-19. Hipotezat për datën e mundshme të zhvillimit të saj tani janë duke u shqyrtuar. Me një kalendar të ngjeshur nuk do të jetë e lehtë data fikse, duke marrë në konsideratë se më 20 janar është finalja e Superkupës së Italisë (pikërisht midis Napolit dhe Juves).

Related posts

LIVE/ Tirana-Skënderbeu, Mema kryen të 3 zëvendësimet 30 minuta para fundit

Delo.autor

NGA SURPRIZA TEK ZHGËNJIMI I “EURO 2020″/ Ahmataj: Italia u çmontua si skuadër, nuk ka motivim më të madh…

Delo.autor

Mourinho i fiksuar pas lojtarëve të Interit, tani kërkon një yll tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment