Futboll Seria A Sport

VERONA-INTER/ Trajneri Conte kërkon fitoren e shtatë rradhazi në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Në orën 18:30 do të startojë sfida Verona-Inter, e vlefshme për javën e 14 të Serisë A italiane.

Inter dëshiron t’a përfundojë vitin kalendarik 2020 në perfeksion duke kërkuar fitoren e shtatë rradhazi në kampionat, dhe t’a mbyllë vitin në krye të klasifikimit, duke shpresuar tek hapi fals i Milanit sonte ndaj Lacios.

Zikaltërit pas suksesit ndaj Specias në shtëpi, kërkon një tjetër sukses në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, ndaj Veronës e cila po bën një kampionat të kënaqshëm.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte do të tentojë sfidën e sotme vetëm fitoren për t’a mbajtur Milanin në presion konstant për kreun e klasifikimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

VERONA – (3-4-2-1): Silvestri; Davidovski, Manjani, Çekerini; Faraoni, Tameze, Velozo, Dimarko; Zakanji, Kolej; Salsedo. Trajner: Ivan Juriç.

INTER – (3-4-2-1): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Jang; Perisiç, Lautaro Martinez; Lukaku. Trajner: Antonio Konte.

Related posts

E ardhmja e Andre Silva vendoset pas botërorit

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mbylli problemet me shtetin, David Beckham gati të marrë titullin prestigjioz

Delo.autor

LIVE/ Newcastle-Liverpool, Rondon barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment