Futboll Seria A Sport

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Milan mposht në frymën e fundit Lazion dhe udhëheq kampionatin

Duhet të ishte e shkruar diku… Pikërisht në sekondat e fundit, pikërisht kur arbitri po bëhej gati të vërshëllente për barazimin në “San Siro” mes Milanit dhe Lazios.

Theo Hernandez, njeriu gol, njeriu që deri në fund nuk dorëzohet, me kokë, në goditje nga këndi, shënon golin e fitores 3-2 të kuqezinjve që e mbyllin vitin në vend të parë, të pathyeshëm këtë sezon deri në Serie A dhe prej 25 ndeshjesh radhazi.

Mes mungesave të shumta, mes goditjes psikologjike të barazimit 2-2 nga 2-0 me golat e Rebic dhe Calhanoglu, gjen forcën të reagojë në fund dhe pasi i afrohet golit dy herë me Rebic, francezi kërcen më shumë se të gjithë dhe shënon.

Luis Alberto dhe Immobile kishin shënuar për miqtë. Milani e mbyll në krye të renditjes dhe vazhdon të komandojë.

Related posts

“KUKËSI, RIVAL PËR TITULLIN KAMPION”/ Shehi: Nëse Tirana vazhdon me këtë ecuri…

Delo.autor

Ronaldo “rrëzon” Messin, thyen edhe një rekord në Champions League

Sadik.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E MBAPPE/ Rodriguez: Më ka thënë se do të shkojë të luajë tek…

Delo.autor

Leave a Comment