Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori Calhanoglu nuk rinovon me Milan, gjigantët e Spanjës në garë për ta “rrëmbyer”

Atletico Madridi po mendon për merkaton dhe emri që ka dalë në skenë është ai i Hakan Calhanoglus. Mesfushori turk ende nuk ka firmosur me italianët, pasi nuk i kanë plotësuar kërkesën e tij financiare.

Calha është një ndër lojtarët lider të ekipit kuqezi. Ai ka rilindur me Piolin dhe po tregon vlerat e tij në fushën e lojës. Turku ishte dhe golashënues në fitoren 2-3 ndaj skuadrës së Lazios.

Diego Simeone kërkon ta bindë 26-vjeçarin duke i plotësuar kërkesat e tij ekonomike. Spanjollët nuk janë i vetmi klub që e duan, pasi Juventus, Interi dhe Manchester United mbeten në garë për ta bindur.

Related posts

ME VALIXHE NË DUAR/ Presidenti dhe Igli Tare u bëjnë “pritë” dy yjeve

Isa.Autor

(FOTO) Milan, historia legjendare e epokës së Berluskonit në vitet 1986-2017

Q.Autor

Nuk luajti kundër Realit dhe Valencias. Sadiku tregon arsyen pse s’po debuton me Levanten

Q.Autor

Leave a Comment