Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 5-1

Vllaznia kryesuese pret në “Loro Boriçi” ditën e sotme Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.

Shkodranët do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, duke parë edhe kundërshtarin që kanë përballë, të cilët nuk janë si dikur, me atë skuadrën e frikshme. Diferenca mes Vllaznisë kryesuese dhe Skënderbeut në tabelën e klasifikimit pas 10 javësh kampionat është e frikshme.

Shkodranët kanë 16 pikë më tepër se korçarët, të cilët pozicionohen të 9-ët. Fitorja e fundit e kuqebluve ndaj Skënderbeut është pikërisht në javën e dytë të këtij kampionati me shifrat 0-2 në Korçë, ku shënuan sulmuesi boshnjak, Haris Dilaver, si dhe braziliani Viktor da Silva. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme:

LIVE: VLLAZNIA-SKËNDERBEU 5-1

FT: VLLAZNIA-SKËNDERBEU 5-1

Imeri 1′, Ardit Hoxhaj 35′, 42′, 53′, 60′ / Mensah 62′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

79′ Zëvendësim i pestë te Skënderbeu, largohet nga fusha Taipi, vendin e tij e merr Shabani.

77′ Brdariç hedh në fushë edhe Shehin, i cili zë vendin e Isaevskit.

71′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet Mensah në fushë Tereziu.

69′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet autori i “pokerit” Ardit Hoxhaj, vendin e tij e merr Çoba.

62′ GOOOOL SKËNDERBEU 5-1/ Zgjohetn korçarët. Alfred Mensah realizon me gjoks pas një harkimi nga e majta. Një gol nderi ky për skuadrën e Ahmatajt. 

60′ GOOOOL VLLAZNIA 5-0/ Tjetër gafë në mbrojtjen e Skënderbeut. Ardit Hoxhaj shënon sërish. Goli i katër personal për sulmuesin vlonjat, që do ta mbajë mend gjatë këtë përballje. 

58′ Një tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet edhe Imeri, vendin e tij e merr Behar Ramadani.

57′ Brdariç kryen 2 zëvendësime, largohet Marku dhe Jonuzi, vendin e tyre e marrin Kruja dhe Kalaja.

53′ GOOOOL VLLAZNIA 4-0/ Shkërmoqet skuadra e Ahmajt. Shkodranët shënojnë edhe të katërtin. Sërish Ardit Hoxhaj, i cili realizon tripletë personale në këtë sfidë. 

48′ Pranë golit të katërt Vllaznia dhe të tretit personal për Ardit Hoxhajn. Sulmuesi vlonjat depërtoi bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga Dumfur në momentet e fundit.

46′ Starton pjesa e dyta, Skënderbeu kryen 2 zëvendësime. Largohet Duvuna dhe Govori, në vendin e tyre Rrapaj dhe Berisha.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ GOOOOL VLLAZNIA 3-0/ Sërish Ardit Hoxhaj. Vlonjati shënon dopietë personale përballë ish-skuadrës së tij. Pas një harkimi nga këndi, Hoxhaj godet saktë me kokë duke trefishuar rezultatin. 

35′ GOOOOL VLLAZNIA 2-0/ Shkodranët dyfishojnë shifrat. Për gjyqtarin gjuajtja e Ardit Hoxhajt e kaloi vijë fatale. Futbollisti vlonjat ndëshkon ish-skuadrën e  tij. Pas një rrëmuje në zonën e korçarëve, topi fillimisht u grumbullua nga Dajsinani, më pas provoi Hoxhaj, i cili dyfishoi rezultatin. 

30′ Herald Marku lëshon një predhë me të majtën nga jashtë zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

24′ Rast i artë për Vllazninë me Dilaver. Sulmuesi futet brenda zonës, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij grushtohet mjaft bukur nga Dajsinani.

22′ Reagon Skënderbeu. Pas një harkimi nga e majta, Mensah, provon me kokë, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

17′ Herald Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Taipit.

15′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, Ditmar Bicaj largohet me barrelë nga fusha për shkak të një dëmtimi, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

10′ Marku provon me të majtën nga distanca, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gol nga tuneli. Demir Imeri ndëshkon korçarët. Pas një gabimi në mbrojtjen e Skënderbeu nga ana e Govirit, mesfushori Imeri nuk ka falur, duke tundur rrjetën e Dajsinanit në sekondën e 37-të. 

1′ Ka nisur sfida në “Loro Boriçi”.

Related posts

Juventus apo Bayern Munich? Emre Can në “telashe”

Sadik.Autor

MILANI gjen marrëveshjen me CONTEN, por kuqezinjtë pengohen nga ky klub…

Sadik.Autor

KLUBI NË KRIZË/ Arkat e Barcelona-s detyrojnë merkato mbijetese, zbulohet buxheti për Xavi-t

Delo.autor

Leave a Comment