Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA ITALIA GJATË PANDEMISË/ Ronaldo “arratiset” në Dubai, shkakton debate për karantinën në kthim

2020 do të mbarojë. Një vit i paparë kurrë, me shpresë i papërsëritshëm. Cikloni i Covid-19, gjithashtu ka goditur botën e futbollit. Gjithçka është thënë për mënyrën se si vetë lojtarët multimilionerë kanë përjetuar bllokime dhe dekrete. Me Cristiano Ronaldon që, edhe në këto ngjarje ishte, mbase përkundër dëshirës së tij, personazh kryesor një seri të tërë situatash. Për të mirë ose për të keq, gjithçka në lidhje me CR7 bën lajm, nga fillimi deri në fund të këtij viti 2020.

Ronaldo ishte i pari që vendosi të largohej nga Italia, që të mos kthehej deri në momentin e duhur, kur shpërtheu koronavirusi. Edhe këto ditë Krishtlindjesh, portugezi ka fluturuar në Dubai (ku do të zhvillohet ceremonia e “Globe Soccer Awards”). Atje ka shumë më pak kufizime sociale, për shembull, siç dëshmohet nga stërvitja në palestër, së bashku me mikun e tij, princin Fazza. Në të vërtetë, nuk ka pasur shkelje në këtë udhëtim të fundit.

Përtej imunitetit aktual për ata që tashmë e kanë kapërcyer pozitivitetin e koronavirusit, kohëzgjatja e së cilit po debatohet ende në fushën shkencore, Ronaldo mund të largohet nga Italia dhe do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje kur të rifillojë aktivitetin, duke ndjekur protokollin që parashikohet. 2020-ta mbetet një vit në të cilin Ronaldo ishte në gjendje të linte shenjën e tij, edhe përtej golave ​​të shënuar, që gjithashtu e çuan atë të kapërcejë madhështinë e Pele: 758 gola për Cristiano Ronaldon, 757 për “O Rei”.

Related posts

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Presidenti Duka: Game Over, jam i bindur se…

Delo.autor

QESHARAKE/ Shkon për herë të parë në stadium, aktori i Hollywoodit “ngatërron” dy ekipet e Manchesterit

Isa.Autor

HEQ DORË NGA SUPER “BISHA”/ Raikkonen nxjerr në shitje “Ferrari-n F12tdf”, por çmimi është i frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment