Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Teuta dhe Kampionët e Superiores ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Teuta dhe Tirana e mbyllin sfidën e sotme në barazim 1-1. Durrsakët dhe bardheblutë nuk arritën të vendosnin se cili do të ishte fituesi i takimit të sotëm në “Niko Dovana”, duke ndarë secila nga një pikë. Edhe pse Teuta ka vendosur një “rekord” me 8 barazime në 11 ndeshje, ekipi i Edi Martinit ngjitet në vendin e tretë pas humbjes së rëndë të Kukësit 4-1  me Partizanin.

Me mjaft mungesa, kampionët në fuqi të Tiranës u kujdesën më tepër të përfitonin nga gabimet e kundërshtarëve dhe të tërhiqeshin në prapavijë. Sulmuesi bardheblu Grent Halili zhbllokoi ndeshjen pas 3 minutash teksa kapiteni Renato Arapi nuk largoi një top të lehtë dhe Muçi përfiton duke pasuar te Halili. Ekipi i Martinit tentoi në vazhdimësi të barazonte, por sulmuesve u mungonte shënjestra. Duhej aktivizimi i Dejvid Kapllanit në minutën e 63-të për të barazuar takimin 7 minuta më pas.

Me rezultatin e sotëm, Teuta barazon me pikë Kukësin (17), ndërsa Tirana qëndron në vendin e gjashtë me 15 pikë duke u larguar akoma më shumë nga Vllaznia kryesuese.

Related posts

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Sadik.Autor

COPPA ITALIA/ Pas ndërhyrjes së “VAR”, “Përbindëshi” Ronaldo rihap sfidën ndaj Inter nga… (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ky njeri nuk di të ndalet, Liverpool në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment