Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Partizani mposht me “POKER” Kukësin në “Elbasan Arena”

Partizani ia bën “BAM”! “Demat e Kuq” kanë mposhtur Kukësin e Skënder Gegës me rezultatin e thellë 4-1 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, duke i shkaktuar një humbje historike verilindorëve.

Kjo është disfata më e thellë e Kukësit në Kategorinë Superiore. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që skuadra verilindore të pësonte 4 gola në Superiore.

Vlen të theksohet fakti se Kukësi pësoi 4 gola vjet në Superkupë ndaj Partizanit në sfidën që përfundoi me rezultatin 4-2, por në kampionat nuk kishin arritur të pësonin asnjëherë 4 gola. Kujtojmë që Kukësi militon në Superiore nga sezoni 2012-2013.

Asani, Bitri, Bardhi dhe Mala ishin autorët e golave për kryeqytetasit në sfidën e sotme, ndërkohë që golin e nderit për Kukësin e realizoi Ibrahimi në sekondat e fundit me penallti.

Related posts

SHQIPËRI-LITUANI/ Gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen. Ja historiku i përballjes

Delo.autor

Liverpooli luan sa per statistik këtë mbrëmje kundër Portos

Q.Autor

NUK HUMB RASTIN JUVENTUS / Planifikon supergoditjen me “parametër zero” për yllin e Atleticos

Isa.Autor

Leave a Comment