Futboll Sport

“MARADONA NUK PËRDORTE PREZERVATIVË”/ Këngëtarja italiane: Një mbrëmje Diego erdhi për darkë në shtëpinë time dhe…

Këngëtarja e famshme italiane Rafaela Carra, në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane “Sette” ka bërë plot batuta për Maradonën, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor, duke kujtuar miqësinë e tyre speciale.

“Ai ishte një mashtrues, por shumë bujar, i aftë për hapa të jashtëzakonshme, pavarësisht jetës së tij të rrezikshme, midis drogës dhe alkooli”, deklaron ndër të tjera këngëtarja, teksa më pas nuk nguron të tregojë një histori interesante me legjendën argjentinase, kur ai shkoi te shtëpia e saj.

HISTORIA E KËNGËTARES ME MARADONËN

“Një mbrëmje në 2001 ai erdhi për darkë në shtëpinë time, në Romë, ishte me Minën. Unë duhej të prezantoja Sanremon dhe Diego më tha: “Dua të prezantoj Sanremo me ty”.

Unë iu përgjigja: ‘Diego, në këtë moment ju kanë ndaluar në aeroporti sepse keni probleme me Agjencinë e të Ardhurave në Itali dhe doni të shkoni në Sanremo? “Dhe ai u përgjigj si një fëmijë” Me të vërtetë? Por, nuk ishte faji im! Ai u largua si një qen i rrahur.

Tani për fat të keq, telenovela e trashëgimtarëve, do të fillojë. Por unë them, njeri i bekuar, nuk mund ta përdorësh prezervativin? Fëmijët e paligjshëm vazhdojnë të dalin. Çfarë kali i çmendur ishte Diego, por racë e pastër. E pastër”, përfundon Rafaela Carrà.

Maradona, zyrtarisht njihet si babai i 5 fëmijëve, por janë edhe 6 të tjerë që pretendojnë atësinë e legjendës argjentinase.

Related posts

E PAPRITUR/ Merret vendimi drastik në Europian, në sfidën Angli-Ukrainë do të luhet në…

Delo.autor

PROSTITUTA PËR GJYQTARËT/ SUPER KLUBI nën hijen e SKANDALIT me dritë të kuqe

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Firminho tregon klasin në “Copa America”, shikoni asistin me finte për Neymar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment