Formula 1 Sport

NDRYSHIME NË RREGULLOREN E RE/ Wolff akuza F1: Makinat vitin tjetër më të avashta, sulm i hapur ndaj Mercedes

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, u shpreh se ndryshimet që janë bërë në rregulloren e garës për sa i përket makinave që do të përdoren vitin e ardhshëm në Formula 1 janë bërë me qëllim që të ngadalësojnë njëvendëshen gjermane. Ai shprehet se makinat do të jenë më të avashta, si pasojë e ngarkesës më të ulët aerodinamike dhe e gjithë pesha do të bjerë te gomat Pirelli.

“Ne do të humbasim shumë nga kjo rregullore e re, pasi e gjithë pesha do të bjerë te gomat. Ende nuk dimë se si do ta rikuperojmë atë avantazh të humbur, por gjithçka bëhet për të na ngadalësuar në pistë. Jemi ende në gjysmën e punës për sa i përket makinës së vitit të ardhshëm, por një gjë është e sigurt, makinat do të jenë më të avashta krahasuar me këtë sezon”, u shpreh Toto Wolff.

Related posts

6 MUAJ JASHTË FUSHAVE PAS DËMTIMIT/ Rrëfen ylli i Kosovës dhe gëzon tifozët: Po rikarikoj bateritë për…

Delo.autor

KORONAVIRUSI STEP REALIN/ “Los Blancos” heqin dorë nga Mbappe dhe i besojnë lojtarit që zhgënjeu këtë sezon

Delo.autor

KATAR 2022/ Italia mposht Bullgarinë falë dyshes Belotti-Locatelli dhe mban kreun e Grupit C

Delo.autor

Leave a Comment