Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Shkëndija tenton të sjellë ish-lojtarin e Barcelonës, pritet të zëvendësojë futbollistin e Shqipërisë

Shkëndija e Tetovës mund të realizojë një transferim të goditur në janar. 3-herë kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë piketuar ish-lojtarin e Crvena Zvezdës, David Babunskin, i cili e ka nisur karrierën në akademinë e Barcelonës.

Lajmi konfirmohet nga mediat fqinje duke theksuar se 26-vjeçari shihet si zëvendësues i Valon Ahmedit, i cili do t’i bashkohet Shahtjor Soligorskit në Bjellorusi.

Babunski ka luajtur 48 ndeshje me ekipin e dytë të Barcelonës, por asnjëherë nuk ia doli të aktivizohej me ekipin e parë. Gjatë karrierës së tij, mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut është aktivizuar me Crvena Zvezdën në Serbi, në Japoni me Jokohamën dhe Omian dhe Botoshanin në Rumani. Babunski ka mbetur pa skuadër pas mbylljes së bashkëpunimit me Botoshanin.

Related posts

ZYRTARE/ LOJËRAT MESDHETARE, pas 3 vitesh do të zhvillohen në Oran të…

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ FRANCËS/ Çfarë duhet të bëjë Portugalia e Ronaldos për ta arritur 1/8 e “Euro 2020”

Delo.autor

Arsenal shpërdoron fitoren në fund, mbetet jashtë zonës Champions

Q.Autor

Leave a Comment