Futboll Shqipëri

Shoqatat e FSHF / Gjykata nuk i regjistron, vazhdon puna në ilegalitet

Vazhdon telenovela e shoqatave me të drejtë vote në Asambletë Zgjedhore të FSHF-së. Ato u lejuan të merrnin pjesë në Asamblenë e fundit dhe të votonin për rizgjedhjen e presidentit Duka, por ligjerisht ende nuk kanë marrë formë, pasi Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht tre prej tyre për mungesë dokumentacioni.

Sipas “Report TV”, 5 nga 8 shoqatar rajonale janë regjistruar nga Gjykata e Tiranës nga data 19 janar, deri më 2 shkurt, në periudhën kur lista e delegatëve që ata kishin përcaktuar ishte e mbyllur.

Shoqatës së Shkodrës dhe të Korçës u është kthyer edhe një herë dokumentacioni për plotësim pasi mungonin dokumentat e nevojshëm. Më datë 24 janar është refuzuar edhe regjistrimi i Shoqatës së Gjirokastrës, që do të thotë se këta të treja vazhdojnë të funksionojnë me ilegalitet të plotë.

Related posts

Napoli kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Në Europë apo jo? Milani në pritje të vendimit të sotëm nga CAS-i

Isa.Autor

SKANDALI NË ITALI/ Grabitet shtëpia e Paolo Rossit gjatë ceremonisë mortore për legjendën e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment