Futboll La Liga Sport

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Laporta: Edhe një Marsian do e dallonte që VAR-i është nga Madridi

Më 24 janar do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës. Joan Laporta ka shpallur kandidaturën e tij për president të klubit katalanas, në të cilin e ka drejtuar edhe më parë, duke i dhuruar skudrës një sërë trofesh.

Laporta ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat spanjolle, ku nuk ka kursyer ironitë për Realin e Madridit, duke i akuzuar këta të fundit për favorizim nga VAR-i.

“A jam nga ata që mendojnë se VAR shkon me Madridin? Keni të drejtë. Nëse një Marsian zbret në tokë dhe sheh VAR-in, ai do të kuptonte shpejt se VAR-i është nga Madridi”, ka thënë Laporta.

Related posts

E PABESUESHME/ Opsion i ri për MARCHISION, mund të qëndrojë në ITALI

Isa.Autor

LARTËSON MBAPPE DHE “PËRKËDHEL” GRIEZMANN/ Trajneri Deschamps: Më vjen keq ndonjëherë sepse…

Delo.autor

LIGUE 1/ Di Maria: Tuchel? Nuk e njoh fare

Sadik.Autor

Leave a Comment